Një masiv shkëmbor rrezikon të shkëputet dhe të bie mbi banesat e Tërbuqit. Shkëmbinjtë rrezikojnë 8 familje të fshatit të Njësisë Administrative Odrie në Gjirokastër.
Në Gjirokastër shkëmbinjtë rrezikojnë 8 familje në fshatin eTërbuqit.
Mbasditen e djeshme banorët thanë se pati disa rrëshqitje masive të dherave në një zonë sipër fshatit Tërbuq. Largimi i dherat ekspozoi masivin shkëmbor që ndodhet vetëm 100 m mbi një lagje të banuar të këtij fshati. Banorët 8 banesave më të rrezikuara nga shkëputja e masivit shkëmbor janë të alarmuar. Një pjesë e tyre kanë lënë banesat nga frika e rrëzimit të shkëmbnjve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, ndërkohë që mësohet se për situatën janë njoftuar bashkia dhe prefektura. Pritet që sot në vendngjarje të shkojë grupi i emergjencave civile, për të përcaktuar shkallën e rrezikshmerise dhe masat parandaluese. Reshjet e fundit kanë përkeqësuar situatën e rrëshqitjeve, jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës, por edhe në njësitë
administrative. Pa eleminuar pasojat e rrëshqitjeve të mëparshme në lagjet e qytetit, bashkisë do t’i duhet të përballojë edhe këtë situatë.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani