Të paktën 15 familje të një pallati dhe disa shtëpive në Gjirokastër hynë në një situatë rreziku nga rrëshqitja e dheut.
Rrëshqitja ndodhi në shpatin e kodrës në lagjen Zinxhira të qytetit.
Çahet toka në Gjirokastër nga rrëshqitja e dherit.
Çarja tërthore e një masivi me shtuf në një gjatësi disa metra është ndjerë nga banorët e pallatit dhe shtëpive si lëkundje tërmeti.
Një banesë pësoi plasaritje, ndërsa banorët të përfshirë nga paniku kërkojnë zgjidhje.
Në vlerësimin paraprak drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora tha se shkak për rrëshqitjen janë bërë punimet për ndërtimin e një pallati në fund të kodrës.
Por kjo zonë është e klasifikuar si e papërshtatshme për ndërtime, raporton top-channel.
Sipas Norës, duhen marrë masa urgjente për drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse.
Ende nuk ka një thirrje për evakuim të banorëve.
Megjithatë rrëshqitja konsiderohet aktive dhe pritet që vlerësimet e detajuara të përcaktojnë edhe menaxhimin e situatës në vijimësi.
www.lajm-shqip.com