Gjirokastër, Viroi del nga shtrati, polici rrugor zhytet në ujë dhe hap pusetat
Liqeni dhe Burimi i Viroit ka vërshuar mbi rrugën kombëtare dhe ka bllokuar qarkullimin rrugor.
Gjirokastër
Grupet e Emergjencës Civile të Bashkisë Gjirokastër kanë ndërhyrë tek Ura e Lumit.
Ndërkohë që një polic i qarkullimit rrugor është zhytur në ujë dhe ka hapur dy puseta, kapakët e së cilës nuk lejonin qarkullimin e ujit.
Ndërhyrja e guximshme e policit rrugor bëri që të pakësohet niveli i ujit në rrugë duke e transformuar veten në një hero të kësaj mbrëmjeje.
Modest për aktin human e të guximshëm, polici nuk pranoi të identifikohej me emër për mediat.
Për Lajm Shqip
E.S.