Gjirokastër, dy persona me maska grabisin xhiron e një lokali…Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur dy netë më parë por zyrtarisht cuditërisht sapo bëhet publike.
Dy persona grabisin xhiron e një lokali…
Një burrë e një grua punonjës në një lokal sapo kanë kycur derën e lokalit në orën 22.00 janë përballur me dy të maskuar. Ata sipas deklarimeve në polici natën e ngjarjes u kanë marrë 58 mijë lekë të reja si dhe dy celularët që dispononin. Më pas autorët janë larguar pa lënduar punonjësit e lokalit. Të grabiturit kanë denoncuar në polici pak minuta më pas ngjarjes. Çuditërisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion për dy ditë radhasi. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Gjirokastrës në vëndin e quajtur Virua. Po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Vladimir Muçaj
13.08.2018