Policia e Gjirokastrës ka zbuluar në lagjen Puntori të Gjirokastrës një pikë të paligjshme të basteve sportive.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “zbulimi” i madh është bërë në “Bllokun e Furrave”, njohur si lagjia e egjyptianëve.
Policia ka bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin I.K, vjeç 26, banues në Gjirokastër për veprimtari të jashtëligjshme.
Policia bëri të ditur se të akuzuarit iu gjetën, bllokuan dhe sekuestruan një kompjuter dhe një printer. Paisjet e sekuestruara sipas policisë shërbenin për plotësimin e biletave për bastet sportive. Dosja me akuzën e është përcjellë organit të akuzës në Gjirokastër për hetime të thelluara.
Gjirokastër, ‘Bosi’ i lojrave të fatit zbulohet në lagjen Puntori.
Akuza ndaj “fakirit” ngjan pak qesharake kur policia i referohet ligjit për lojrat e fatit. Ironia e fatit për “fakirin” e akuzuarit është e dhimshme kur kujton pezullimin e ligjit nga një deputet.
Ngjan qesharake veprimtaria e “fakirit” të kapur në shkeje ligjore, përballë “lupove” të lobit të mafies së lojrave të fatit.
Përfundimisht bindesh që në këtë vend vetëm monopolistët mund të funksionojnë në mënyrë perfekte.
Lufta kundër monopolit të lojrave të fatit, ndonëse me presion nga SHBA, nuk u godit, por u sinkronizua me kanabizimin.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani