Pak kohë më parë reperi Gjiko dhe e dashura e tij Elita Rudi, kaluan momente të paharrueshme në Maldive. Nëpërmjet fotove dhe videove të postuara, ata ndanë me publikun kënaqësitë e përjetuara. Një nga videot e cila po bën xhiron e internetit, është videoja ku reperi shfaqet duke peshkuar një peshkaqen. Më pas e ka nxjerrë atë në rërë.
Duket se Gjiko ka harruar ligjin për një moment dhe thjesht ka shijuar momentin.
Reagimi i zhytësit të njohur Shaff Naeem, me sa duket ka detyruar reperin të fshijë videon. Shaff Naeem, ka postuar videon e reperit të shoqëruar me një shkrim në formë thirrje:
“ Një video e reperit të famshëm kosovar Gjiko, i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë. Më pas ka bërë foto me të dhe e ka postuar në ‘Instagram’ për të treguar se sa i ‘suksesshëm’ është. Ju lutem shpërndajeni këtë video sa më shumë të mundeni. Pasi ai është duke bllokuar çdo person i cili po i komenton”,- ka shkruar zhytësi i cili është i njohur për misionet e tij ujore. Ky veprim ka bërë që Gjiko të futet në listën e zezë të klientëve tek resorti ku po qëndronte.


28.01.2018