Gjermani: Ja kur do të ekstradohet Arbër Çekaj i kokainës…! Autoritetet e Jurisprudencës Gjermane kanë konfirmuar se ekstradimi i Çekajt është një procedurë e shkurtër që pritet të kryhet mes zyrës së Interpol Tiranës dhe asaj në Gjermani.
Gjermani: Ja kur do të ekstradohet Arbër Çekaj i kokainës së Maminasit…!
Burime kanë konfirmuar se ekstradimi i Çekajt është një procedurë e shkurtër. Ekstradimi i tij, pritet të kryhet mes zyrës së Interpol Tiranës dhe zyrës homologe në Gjermani. Kjo pasi urdhri i kërkimit ndërkombëtar ndaj Çekajt përmban të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Por dhe vendimin që ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurimit “arrest me burg”.

Kjo procedurënuk ka nevojë për dokumente shtesë apo dërgime dosjesh. E gjithë kjo procedurë, sipas këtyre burimrve, mund të zgjasë nga 10 deri në 15 ditë. Kështu, që mendohet se brenda disa ditëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dispozicion për ta pyetur Arbër Çekajn. Çekaj është i dyshuari kryesor i trafikimit të ngarkesës rekord të kokainës të kapur ndonjëherë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit.
Gjithashtu për të njëjtën çështje mbahet në qelitë e paraburgimit dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj. Si dhe shoferi i kamionit që transportoi kontenierin, Armando Pezaku. Ndërsa ende nuk ka asnjë emër konkret të personave që mund të jenë porositës të kokainës.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili