GJERMANI- Një i ri gjerman ka arritur të gjejë makinën pas dy vitesh, pasi nuk mbante mend ku e kishte parkuar pasi ishte i dehur. Është dashur ndihma e policisë që ai të gjejë makinën.
Natën që ishte dehur në pub me miqtë, ai nuk ka qenë në gjendje të ngasë makinën, kështu që këta të fundit e kanë përcjellë për në shtëpi. Kur i ka dalë pija, i riu ka kuptuar se i mungonte makina, të cilën as që i kujtohej ku mund ta kishte parkuar.
Pasi denoncoi në polici, nisën kërkimet por pa asnjë rezultat, atij nuk i kujtohet. Vetëm pas dy vitesh policia i ka bërë surprizën. E kanë gjetur makinën vetëm pak kilometra nga pub-i ku kishte qënë djali, ndërsa sipër saj gjobat ishin bërë mal.
Pikërisht gjobat e shumta sipër saj kishin tërhequr vëmendjen e policisë.
17.01.2013
Burimi: Balkanweb