Gjermani: Filloi numërimi mbrapsht, për ekstradimin e Arbër Çekajt ! Ministria e Drejtësisë ka nisur sot procedurën për ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania në Tiranë. Çekaj është i dyshuari kryesor për kokainën e gjetur në kontejnerin e ardhur nga Kolumbia.
Gjermani: Filloi numërimi mbrapsht, për ekstradimin e Arbër Çekajt !
Ministria e Drëjtesisë ka nisur sot kërkesën drejt autoriteteve gjermane për ekstradimin e Arber Cekajt. Nisja e procedurave ka ardhur pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi dosjen në ngarkim të Arbër Çekajt në Ministrinë e Drejtësisë. Referuar procedurës, dosja e Krimeve të Rënda do të përkthehet në gjermanisht dhe do t’u përcillet autoriteteve gjermane. Pas arrestimit në Gjermani, Çekaj do të kthehet në Shqipëri për t’u hetuar lidhur me 613 kg kokainë të bllokuar pak javë më parë në Portin e Durrësit. Ndërsa droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane të importuara nga Kolumbia.

Gjithsesi, pasi të njihen me dosjet, autoritetet gjermane do të vendosin që të ekstradojnë Arbër Çekajn. Kjo pritet të ndodhë brenda 15 ditësh. Në Shqipëri, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinën e Maminasit, si dhe menaxheri i firmës “Arbëri Garden”. Çekaj është i dyshuari kryesor për 613 kg kokainë të gjetur në kontejnerin e ardhur në fund të shkurtit në Portin e Durrësit.
Por, autoritetet e drejtësisë shqiptare, besojnë se pas Çekajt fshihen dhe persona të tjerë. Deri më tani, shoferi Pezaku dhe menaxheri Lushaj kanë mohuar të kenë patur dijeni për drogën. Ndërsa mbi pakot e kokainës janë gjetur mbishkrime të ndryshme në formë kodesh, si “777”, “KE”, “020”, “CA 17”. Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga ishte porositur nga të paktën 20 persona.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
15.05.2018