Kreu i opozitës, Lulzim Basha, loboi në Gjermani, te miqtë e tij konservator në Bundestag, për të miratuar hapjen e negociatave. Por përgjigjja që mori prej tyre ishte: Prisni fjalën tonë të fundit…në qershor!
Gjermani, Bundestag: Prisni fjalën tonë të fundit…në qershor!
Ndërsa Komisioni i BE-së, paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë, janë më të rezervuara. Pas takimit të martën në Berlin mes Lulzim Bashës, dhe Kryetari i Komisionit parlamentar Gunther Krichbaum, ai i tha se:. Rekomandimi i komisionit nuk është dokumenti i vetëm që do të merret parasysh… Para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave: Ja çfarë i tha Gunther Krichbaum, për DW :
“Perspektiva e Shqipërisë në BE, është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, duam të konsultojmë raportet e tjera për të marr këtë vendim. Si për shembull, raportin e Transparency International, apo raportin e World Bank. Por dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë, se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016, deri në prill 2018. Vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. “

Ndërsa nga ana tjetër, Basha tha se: Negociatat janë vetëm një instrument presioni
Një grup deputetësh i PD-së, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime. Për të bindur politikën gjermane, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave. Ja çfarë tha Lulzim Basha, për DW:
“Ne kërkojmë hapjen e negociatave, si një mbështetje për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë në Europë. Po kështu, po u kërkojmë miqve, të cilët janë skeptikë,..votën e tyre për hapjen e negociatave. Si një instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara. Por sidomos, për luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, reformës në administratën publike, e në veçanti reformën zgjedhore.”
Gjithashtu, në kuadër të udhëtimit të tyre, të organizuar nga Fondacioni i CDU-së, Konrad Adenauer, deputetët e opozitës zhvilluan takime, dhe me deputetë të Komisionit të jashtëm gjerman. Por dhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për çështjet e sigurisë, dhe të punëve të jashtme, Jan Hecker
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili