Gjendet një trup i pajetë në lumin e Shkumbinit…..
Është gjendur një mashkull i pajetë në lumin e Shkumbinit. Ngjarja është regjistruar në orët e mesditës së sotme. Kanë qenë disa banorë të rastit ata, që kanë lajmëruar për kufomën.
Disa fermerë, të fshatit Muriqan, Njësia Administrative, Shirgjan, kanë njoftuar policinë, për trupin e mbytur. Në vendngjarje ka shkuar policia bashkë me grupin hetimor. Të paktën gjer tani, nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, trupi i pajetë është i gjinisë mashkull. Po sipas policisë, mosha e tij varion nga 40 – 50 vjeç.
Ekspertët kanë përcaktuar paraprakisht se personi mund të ketë një muaj, që është mbytur. Kufoma është dërguar në morgun e spitalit Rajonal të Elbasanit për ekzaminim dhe identifikim.
Është herët të thuhet, nëse ky person është vrarë nga dikush tjetër, është vetëmbytur, apo persona të tjerë mund ta kenë hedhur në lumë, për të humbur gjurmët. Hetimet vazhdojnë.
Alfrida Danushi
07.03.2019