Një grua 72-vjeçare është gjendur sot e vetëvarur në dhomën e gjumit të banesës së saj në Memaliaj.
Shtetësja M.Meçe e cila jetonte e vetme në një apartament i ka dhënë fund jetës në kushtet e dëshpërimit të thellë.
Grupi hetimor që bëri kqyerjen paraprake të trupit të viktimës nuk konstatoi shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet nga dëshmimtarët në vendngjarje se e moshuara që u gjend pajetë në banesën e saj në orët e para të mëngjesit.
Fqinjët thanë se dy muaj më parë 72-vjeçarja nga Memaliaj kishte humbur djalin pas një ataku kardiak.
Dyshohet se ndarja nga jeta e të birit ka qënë shkaku i dëshpërimit që e ka shtyrë drejt vetëmohimit.
Mësohet gjithashtu se moshuara është nëna e znj. Lavdie Hadëri, ish kryetares së komunës Qendër Memaliaj.
Ky është rasti i tretë brenda 12 muajve i vetëvarjes në Memaliaj.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani