Gërmimet e TAP , zbulojnë 800 varre masive.Qyteti i Korcës është një ndër qytetet e banuara në antikitet. Kjo gjë dëshmohet qartë nga varrezat e zbuluara. Bëhet fjalë për 800 varre masive në fshatin Turan.
Gërmimet e TAP , zbulojnë 800 varre masive
Kanë qënë arkeologët e gazsjellësit TAP që kanë bërë zbulimin. Këto varre u zbuluan gjatë gërmimeve të ekspertëve të TAP-it. Thuhet se ato i përkaskn shekullit të X dhe XI para lindjes së Krishtit. Varrezat u zbuluan disa javë më parë. Ndërkohë që rëndësia e tyre është tepër e madhe për historinë e Korcës. Eshtrat e gjetura do të dërgohen në ambjente të vecanta. Ku do të dokumentohen edhe në dosjet shkencore të vendit. Ndërkaq vijojnë ende gërmimet. Grupi i ekspertëve të TAP është në terren për zbulime të tjera.

Ledjona Xheladinaj
07.08.2018