Shfaqja “Boeing Boeing” që po jepet ditët e fundit në Teatrin Eksperimental po korr një sukses të padiskutueshëm. Dhe sigurisht që kureshtja për prapaskenat apo të pathënat e kësaj shfaqeje janë të shumta. Për këtë arsye, një nga pikat në të cilat u ndal aktori Gent Zenelaj në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, ishte pikërisht “Boeing Boeing”.
Gjatë shfaqjes Genti i puth të treja vajzat.
Normalisht, na lind vetvetiu pyetja se cila prejn tyre puth më mirë. Genti ka zgjedhur kolegen Linda Jarani si aktoren që puth më mirë. “Puthte më mirë amerikania, Linda domethënë. Por, unë marr për grua gjermanen. Kështu që Linda do të mbetet ajo ‘e dashura sekrete’”,- tha Genti në Energy Radio.
20.01.2018