Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja Bleona Qereti kishte bërë disa postime të njëpasnjëshme të cilat ia dedikoi Gent Hazizit.
Bleona e quajti ‘mjekër cjap’, aktorin e portokallisë Gent Hazizin.
Pas gjithë atyre postimeve që iu dedikuan atij me shumë ashpërsi nga këngërarja, Genti i kërkoi falje Bleonës duke e ftuar atë të jetë pjesë e premierës së tij në teatër.
Bleona Qerreti: Ti je ëndrra ime që nga fëmijëria si këngëtare e madhe, je ëndrra e të gjithë shqiptarëve kudo që janë si një profesioniste e shkëlqyer e muzikës, je ëndrra e të gjithë meshkujve shqiptarë për sensualitetin femëror. Ndjesë!Ndjesë! Në spektaklin “Shiko kush luan” u përmënde në një lojë që emisioni bën për nder të VIP-ve. Të ftoj të kuptosh se çfarë mendoj për ty në premieren time “Çfarë do bëhem kur të rritem?”, stand up comedy, në Teatrin Kombëtar, në datat 20, 21, 23, 24, 25 dhjetor ora 18 00. Të përqafoj! Eja në Teatër!
Megjithatë, këngëtarja ende nuk ka postuar diçka në lidhje me kërkim-faljen e Gentit.
www.lajm-shqip.com