Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zykaj me anë të një statusi në rrjetin e saj social ka kundërshtuar qëndrimet e Maja Koçijançiç, zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së.
Sipas Zykaj Komisioni Evropian mban qëndrime të ndryshme ndaj protestave në Shqipëri.
Protesta ka në të gjitha vendet e Ballkanit por në Tiranën zyrtare ato shikohen ndryshe.
Ngërçi politik në vendet e Ballkanit e kanë vënë në një përballje të madhe KE-në.
“Komisioni Europian përballë një problemi të mprehtë për shkak të protestave anti-qeveritare nê Ballkan. Shqipëri, Serbi, Mal i Zi. Por nëse përgjigjja për djegjen e mandateve nê Shqipërinë ështê gati, kolegu serb që e mori fjalën pas meje habit Komisionin Europian me pyetjen e tij që në Serbi opozita po bojkoton për të njëjtat arsye si në Shqipëri. Ndërkohë, që nuk ka përgjigjje për bojkotin e opozitës në Bullgari”, shkruan Zykaj.
Visar Quni
25.02.2019