Gjatë një lidhje direkte për emisionin ‘Tempora’, gazetarja Erisa Zykaj është shprehur se Bashkimi Evropian nuk reagon për çështjen e drogës në vend.
Ndër të tjera Zykaj tha se Shqipëria është kthyer në një prodhues kryesorë të drogës, dhe as kush nga ndërkombëtarët nuk reagon.
Pjesë nga intervista:
“Theksi kryesor në këtë moment në Bruksel janë zgjedhjet evropiane.
Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, nuk ka pasur asnjëherë përgjigje të prera për Shqipërinë.
Çështja e drogës është dashur një vit që të vijë në veshin e Komisionit Evropian.
Vetëm pas një vit e gjysmë patëm një përgjigje.
Çështja e drogës nuk ka qenë e ekzagjeruar pasi Shqipëria është bërë prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë dhe rrugëkalimi me heroinën.
Kanë një mbyllje sysh përballë këtij realiteti.
Është dashur shumë kohë që vetë Komisioni Evropian të sensibilizohej.
E njëjta gjë ndodh edhe me çështje të tjera.
Le ta kuptojmë qartë se nëse Brukseli thotë se Shqipëria ka dështuar në plotësimin e 5 kushteve për në BE, kjo do të thotë se është dështim edhe i Brukselit”, tha Zykaj.