Gazetarja Greta Hoxha nxjerr zbuluar gazetaren nga Korça…Gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur Greta Hoxha i “përvishet” keqazi një gazetareje nga Korça..
Gazetarja Greta Hoxha nxjerr zbuluar gazetaren nga Korça…
Ja çfarë shkruan ajo sot: “Nuk do merresha kurrë me një gazetare apo ish-gazetare për disa arsye reale. E para se në këndvështrimin tim profesional e shoqëror gazetarët me të mirat dhe të metat ngelen pjesa më idealiste e shoqërise! Së dyti dhe për arsye etike. Nuk do takoja një personazh që na lidh i njejti profesion. Por rasti mi përmbys konsideratat e mësiperme. Bëhet fjalë për një event me fëmijët. Dhe “boshti” i problemit është Albana Çakshiri, gazetare nga Korça por që shëtit nëpër Shqipëri me një event Miss & mister chidlen. Të organizosh aktivitete me fëmijë dhe për fëmijë është bukur. Të tilla evente duhen përkrahur! Por t’i mashtrosh femijtë nën petkun e eventit jo vetëm duhet reaguar por aktivitete te tilla me ngjyrosje mashtrimi duhen refuzuar nga njësitë vendore pritëse.

Me konkretisht.Rasti i evidentuar së fundmi u rregjistrua në bashkine Patos. Atje kishte trokitur këtë radhë Albana Çakshiri. Për të fituar ca para dhe mashtruar gjithashtu! Po ndërtoj keëe qëndrim e refleksion timin në bazë të dhjetra mesazheve që me kanë mbritur në llogarine time nga femije dhe prindër te qytetit të Patosit. Në esencë ata ankohen se Cakshiri vlerësimet i ndan sipas zarfave që mer.
Mashtrimi i Albanës…
Ajo ngre juri po ajo është formale. Çmimet i ka vendosur Albana më parë dhe i ndan po ajo në emer te”jurisë”. Pas mesazheve të ardhura u interesova dhe investigova pak me shumë rreth formatit të aktivitetit të personit në fjalë. Kur vjen sezoni Albana del për “gjah”. Për gjah për ca para nëpër njësi vendore. Patentën e këtij eventi e ka pas në emër të një ish-kolege e cila fatkeqesisht ka ndërruar jetë. Ajo ishte e nderuara Irena Vreto.
Nuk dihet nëse e ka kaluar në emër të saj patenten e aktivitetit. Por pak rëndësi ka për ta trajtuar tani këte që sapo thamë. Albana pasi merr kontakt me drejtues të pushtetit vendor fillon punen për grumbullimin e fëmijëve. Kuptohet pasi ka siguruar një fond të mirë nga Bashkia e radhës…Hidhet pastaj tek xhepat e prindërve që do sjellin fëmijtë. Për cdo fëmijë pjesmsrës Bana mer 20 mijë leke të vjetra. Për fituesit e di vetëm ajo. Biletat e sallës ku “ekzekutohet”eventi i administron Albana. Dhe pse salla është vënë në dispozicion nga bashkia. Kështu ka vepruar Albana Cakshiri në shumë bashki.
Ka shkuar, ka mbushur xhepin e saj duke lene shije të keqe pas tek femijtë e prindërit. Nuk po flasim këtu për arrogancën që shfaq ajo me fëmijtë gjatë provave. Prova që zgjasin minimalisht 2-3ditë. Ky është tjetër kapitull. Një organizatore e tillë që luan keq me fëmijtë duhet refuzuar prerazi! Albana ka vetem një të “drejtë”. Të bëj aktivitete pafund! E padrejtë dhe e rëndë është abuzimi dhe mashtrimi i saj!
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj
04.06.2018