Gazetari, shkrimtari Ilir Lluri shënon sot tjetër sukses!..
Ai është gazetar dhe regjizor, aktor. Jeton në Gjirokastër dhe është mjaft aktiv në gazetari art e kulturë. Ilir Lluri ka befasuar sërisht me një lajm nga krijimtaria e tij artistike. Ai paraqiti sot botimin e tij të tretë me fabula. Nje botim që shënon një nivel të ri në krijimtarinë e tij. Në përmbajtje dhe në paraqitjen e jashtme, një botim luksi. Shume pranë traditës fabuliste. Shprehjeve dhe fjalëve të urta. Mënçurisë popullore, figurës artistike, humorit, ritmit dhe rimës.
Gazetari, shkrimtari Ilir Lluri shënon sot tjetër sukses!..
Viti 2018 për Llurin si regjisor dhe shkrimtar është viti i triumfit. Kujtomë dokumentarin “Nusja me shifon t ëzi”. Vënien në skenë të dramës “Pirro”. Festivalin “Brumi i jetës”, e shumë kontribute të tjera”. Sa më sipër janë fjalët vlerësuese të një tjetër personazhi publik Engjëll Serjani. Promovimi i librit u bë sot në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Muarën pjesë shkrimtarë artistë, gazetarë, kritikë letrarë. Ishin të pranishëm gjithashtu shumë autoritete të qeverisjes lokale.

Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
11.11.2018