Deklarata e fortë nga gazetari – Hetimet për Dakon do të rezultojnë me arrestime…
Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” se hetimet ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako kanë nisur nga prokuroria para pesë muajve.
Sokolaj tha se prokurori ka nisur hetimet para pesë muajve në lidhje me kryebashkiakun e Durrësit.
Ai tha se burimet konfidenciale i kanë treguar se hetimet do të rezultojnë me arrestime, citon Panorama.
“Unë kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka çështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet për gjithcka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftur qe nga i komanduar do shkojë në prokurorinë e Shkodrës.
Eulex ka sjellë një dosje ndaj tij…por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht. Unë kam konfirmuar se disa muaj më parë prokurori Martinaj i është drejtuar 3 ambasadave më të rëndësishme në vend dhe u ka kërkuar ndërhyrje se ka çështje të rëndësishme në hetim dhe s’duhet të largohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.
20.11.2017