Gazetari, Artan Hoxha përballë kërcënimeve nga ekstermistë e nacionalistë grekë. Kërcënime të ekstremistëve dhe nacionalistëve grekë ndaj gazetarit Artan Hoxha. Këto janë një rrezik dhe provokim mbi liritë themelore të gazetarit mes dy vendeve. Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri ditëve të fundit, kanë publikuar reagime agresive.
Gazetari Artan Hoxha përballë kërcënimeve nga ekstermistë e nacionalistë grekë
Bile, dhe kërcënime të individëve të njohur nacionalistë ndaj gazetarit investigative, Artan Hoxha. Kolegu Hoxha publikoi kërcënimet serioze të këtyre individëve dhe qarqeve ekstremiste të naionalizmit grek. Këto, ndaj tij së pari në faqet personale të rrjeteve sociale.
Kërcënimet në adresë të gazetarit Hoxha, erdhën pas raportimeve dhe qëndrimeve, që ai afishoi publikisht. Këto për incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetësi, nga Bularati i Gjirokastrës, të ndjerin Kostandinos Kacifas.
Në faqet personale të rrjeteve sociale të kolegut, Artan Hoxha ekstremistë grekë dhe individë, shprehin vendosmërinë për hakmarrje primitive. Këto, ndaj gazetarit, i cili respekton pikëpamjet e veta të shprehura lirisht në opinionin publik dhe mediat e vendit tonë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e vet për kërcënime të tilla.
Ato vijnë prej vendit fqinj dhe apelon për hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë.
Kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, ta vlerësojnë seriozisht këtë kërcënim. Dhe në bashkëpunim ligjor me palën greke, të zbardhin autorësinë e këtyre kërcënimeve. Qëllimi, për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e këtij agresioni ndaj lirisë individuale dhe asaj të një gazetari.

Lajm-shqip
Nga Aleksandër Çipa