Gazetaret fierake, kanë korrur shumë sukses. Pas hapave të parë në qytetin e tyre, tashmë janë pjesë e mediave më të mëdha. Po cilat janë më të spikatura për shikuesit shqiptarë dhe jo vetëm?
Të ngjashme mund të lexoni:
Pranvera Borakaj që shihni sot në Tv Vizion +, së shumti në edicionet informative ka nisur hapat e parë në një tv lokal në Fier. Ku punoi për një periudhë relativisht te shkurtër. Hapat e parë i nisi këtu, por me synimin për më shumë. Studimet në Tiranë ja mundësuan vazhdimin e ëndrrës. Ajo sot është kthyer ikonë në këtë media me shikeshmëri.
Juli Xhokaxhi dikur në Fier për vite me radhë në TV AVN+63. Ajo renditet me dinjitet krahas shumë të tjerave në televizionin Klan e Abc tv. Armela Ferko hapat e para të gazetarisë i ka nisur në Tv Kombi prej mbi 5 vjet. Sot punon në Fox news, pas shkëputjes nga News 24 ku punoi për gati një dekadë. Ferko në këto dy tv është e fokusuar në edicinet informative.
Greta Hoxha, një vajzë plot energji e frymë pozitive.
Fillon karrierën gazetareske në Fier për rreth 3 vjet radhazi. Që në fillim spikat me talentin e saj në një emision rinor. Ajo ka kapërcyer të gjitha tabutë si askush tjetër në ekranin e Tv-zjarr. Shumë herë e paragjykuar nga një pjesë e publikut për “lakuriqësinë”e saj në ekran.
Tashmë ecën e sigurtë në këtë format televiziv. Greta ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shikuesve vendas, por dhe të huaj. Ajo ka patur oferta punësimi në Greqi, Francë etj. Deri tani, nuk i ka pranuar, por as refuzuar ekranet e huaja.
Për Lajm Shqip
Vladimir Muçaj
24.12.2017