Gazetarët e jugut dhe shoqëria e hapur nesër në Vlorë për…
Gazetarët e jugut dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Lëviz Albania organizojnë nesër tryezë diskutimi me gazetarë lokalë më datë 6 Prill në orën 12:00, tek Pallati i Kulturës (Vlorë).

Kjo tryezë do të ketë në fokus prezantimin e platformës “Porta Vendore”. Nismë e cila synon të vihet në shërbim të informimit të qytetarëve. Dhe organizatave të shoqërisë civile. Në lidhje me funksionet, kompetencat dhe të dhënat e njësive të vetëqeverisjes vendore. Platforma do të ketë në qendër të saj. Gazetarinë dhe aktivizmin në nivel vendor. Si dy motorë që bëjnë të mundur adresimin e problematikave dhe nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies nga njësitë e qeverisjes vendore.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj