Arta Marku është kryeprokurorja e re e vendit, e cila u zgjodh sot vetëm nga votat e mazhorancës. Normalisht, në raste të tilla zgjohet edhe kureshtja tek njerëzit e zakonshëm. Kuriozitetin për të njohur drejtuesit e rinj e gjejnë përmes rrjeteve sociale. Por, në vend të saj, kanë gjetur gazetaren.
Ndonjëherë, pasja e emrit dhe mbiemrit mund të të sjellë edhe telashe të vogla.
Si kjo që i ka ndodhur gazetares Arta Marku.
Ajo ka të njëjtin emër dhe mbiemër me kryeprokuroren. Arta shkruan në Facebook se i kanë ardhur shumë ftesa për miqësi, mesazhe dhe pëlqime. Gazetarja ka sqaruar me anë të një statusi, ngatërresen që është bërë.
18.12.2017