Gazetarja dhe shkrimtarja Majlinda Rama rrëmben çmimin e madh… Shkrimtarja dhe gazetarja shkëlqen në panairin e XX Ndërkombëtar të Librit në Prishtinë.
Gazetarja dhe shkrimtarja Majlinda Rama rrëmben çmimin e madh…

Ajo ka arritur të rrëmbejë Cmimin e Madh në Poezi. Me Librin “Lulet e egra” i cili u shpall më i miri i vitit. Organizatorët zgjodhën që cmimin autores së suksesshme ngë Shqipëria t’ia jepte akademiku Ali Aliu. Ai gjatë dorëzimit të trofeut u shpreh: “Ky cmim nderohej duke shkuar tek Rama. “Ju falenderoj për ftesën dhe që më jepni mundësinë të jap një cmim të rëndësishëm në fushën e letërsisë. Jam i bindur se cmimi nderohet nga Majlinda. Ajo është ndër më të talentuarat e brezit të saj. Libri për të cilin vlerësohet është kryevepra e saj. Por edhe libri më i mirë i ardhur në letërsinë shqipe periudhën e fundit”, – ka thënë ndër të tjera Aliu.

Pak më herët se të ndaheshin cmimet, në sallën e promovimeve u prezantuar libri “Lulet e egra”. Ishin të pranishëm në panel, organizatori dhe botuesi i njohur, Abdullah Zeneli, akademiku Ali Aliu. Shkrimtari francez Francois – Henri Deserable, shkrimtarja dhe përkthyesja Klara Buda. Ndërsa u intepretua nga Dan Ibrahimi dhe Festim Avdyli. Panairi i Prishtinës është aktiviteti më i rëndësishëm në Kosovë. Në të marrin pjesë rreth 100 botues, ndërsa cdo vit organizohen aktivitete të ndryshme. Cmime të ketij edicioni morën edhe Adem Gashi, Cun Lajci, Francois Deserable etj.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj