Gardisti përfundon në spitalin e traumës në Tiranë. Gjatë vizitës në Belësh të Kryeministrit Rama, ka ndodhur dhe një aksident. Një efektiv i gardës ka përfunduar në spitalin e traumës në kryeqytet. U njoftua për gjendje të fikti, por e vërteta ishte ndryshe. Mësohet se ai ka rënë nga një lartësi e madhe.
Gardisti përfundon në spitalin e traumës në Tiranë…
Gardisiti, Mirian Bajramaj 32 vjeç, u tha fillimisht se i ra gjendje të fikëti. Gardisti në fakt ka qenë në krye të detyrës. Kryente shërbimin në një banesë, pranë oxhakut të një ashensori. Ky ishte i mbuluar me çarçaf. Ka menduar se aty ndodhej dërrasë dhe ka rënë të paktën nga një lartësi prej 3 katesh.
Përgatitja e lartë fizike ka bërë që ai të shpëtojë, por ka marrë shumë plagë në trup. Me urgjencë, ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, efektivi i gardës ka dëmtime fizike. Ngjarja regjistrihet rreth 17:00 të ditës së dielë.

Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
02.06.2018