Gangsteri Xhon Alite tregon vrasjen e parë: “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”! Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan, ka treguar historinë e jetës së tij në emisionin “Zonë e Lirë” të moderatorit Arjan çani, në Tv “Klan”.
Gangsteri Xhon Alite tregon vrasjen e parë: “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”…
Ish-gangsteri i famshëm ka treguar vrasjen e tij të parë, marrëdhënien me familjen Gambino në SHBA, në vitet ’80-’90. Alite tregoi dhe kush spiunoi i pari në FBI. Xhon Alite thekson se nuk ka qenë ai personi i parë që spiunoi. Ka qenë vetë Goti dhe personat e tjerë të kësaj familjeje, që nisën të flisnin me autoritetet federale amerikane. Kur nisi historia e bashkëpunimit me FBI-në, Xhon Alite thotë se ka qenë në burg. Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar gjithashtu, se gjatë gjithë viteve kur ka punuar për familjen Gambino, ka fituar në total rreth 40 milionë USD. Ja çfarë tha Alite, pas pyetjes së Çanit se: Si ka mundësi që jeni ende gjallë?
“Të qenurit shqiptar, kam kaluar çdo lloj situate të përshtatem dhe t’ia arrij qëllimit. Kur u ndamë duhej të ndodhte diçka, ose unë ose ai duhej të vriteshim. Por të dy jemi gjallë. Goti sa herë ka pasur nevojë për diçka, kur duhej shkrepur pushka, ai më merrte në telefon dhe unë mbaroja punë. Ai nëse ka shpëtuar, është sepse unë kam ndryshuar. Nëse është akoma gjallë, është sepse unë kam hequr dorë nga ajo jetë. Ai akoma beson që unë do ta vras. Përderisa i shkruan letra FBI-së që Xhon Alite mund të më vrasë. Por unë nuk kam ndërmend t’i bëj asgjë”.
Xhon Alite otë se nuk ka qenë ai personi i parë që spiunoi, por vetë Goti bashkëpunoi me FBI
Megjithatë në 2013-ën Xhon Alite merr vesh që donin ta vrisnin. Ja si e shpjegon ai këtë rast:
“Me të shkruar më kanë vrarë 1000 herë. Më kanë akuzuar në gjyq që kam qëlluar 60 veta. Nuk mbaja llogari atëherë. Nëse do kërkojnë të më vrasin, e dinë se çfarë jam unë në gjendje të bëj. Mafia është biznes. Nuk fitojnë para nëse më vrasin mua. Aq më tepër që sot unë kam ndryshuar dhe dua t’u flas të rinjve që të mos bëjnë atë jetë. Shkoj në shkolla, burgje për fëmijë dhe flas, duke treguar atë lloj jete dhe që jap mesazhin se ajo lloj jete nuk duhet ndjekur. Fëmijët tanë nuk duhet të ndjekin atë rrugë. Ky është mesazhi. Fëmijëve të mi u them, mos u merrni me krime, jo me aspekte të këqija të jetës. Por të shkojnë të punojnë, të shkojnë në shkollë, të bëjnë një gjë të mirë”.
Kështu e ka mbyllur rëfimin e tij, njëri prej gangsterëve të këtij shekulli dhe të atij që shkoi, shqiptaro-amerikani Xhon Alite.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
15.06.2018