Galiani hakmerret ndaj Milanit, marrëveshje me Realin për Donarumën
Galiani hakmerret ndaj Milanit
Pas milionave të blerjes dhe atyre të hedhura në merkato, afro 900 milionë euro total brenda 4-5 muajve, ëndrrat e tifozëve të Milanit kanë nisur të thyhen.
Jonghong Li nuk duket manjati i shumëpërfolur i fosforit, ndërsa UEFA nuk beson te plani i një buxheti të shëndoshë të skuadrës.
Milani ka ngecur në vend papritur sepse edhe ardhja e Gatuzos në stol nuk ka dhënë impaktin e pritur:
Benevento, ekipi i fundit në Serinë A, merr pikën e parë ndaj Milanit, ndërsa në Europë i mund Rijeka 2-0 në Kroaci.
Por, më e keqja ende nuk ka ardhur…
Pa kualifikimin dhe garancinë e milionave që garanton Champions-i, “Djalli” duhet të shesë në janar ose në verë.
Dhe lojtari më i kërkuar është portieri Xhanluixhi Donaruma.
18-vjeçari është “diamanti” i Milanit.
Por duke parë rezultatet dhe aq më shumë situatën financiare në klub. menaxheri i tij, Mino Raiola, nuk kërkon të rrezikojë.
Dhe po mendon ta transferojë te Reali i Madridit.
Në kontratën e rinovuar me kuqezinjtë, ka një klauzolë “Real Madrid”.
Nëse lojtari kërkon me çdo kusht spanjollët, por edhe një të dytë, vlera e tij bie nga 70 në 40 milionë euro.
Rreth Donarumës nuk vërshojnë vetëm milionat e klubeve, por edhe ato të sponsorëve.
Florentino Perez, bosi i Realit, e di mirë se me një si italiani, jo vetëm do të blindonte portën.
Por edhe do të thithte sponsorë për të shfrytëzuar të drejtat e imazhit të portierit.
Dhe për ta bërë realitet këtë blerje, Perez ka vënë në punë jo vetëm Raiolën.
Miqësia me ish-administratorin e “Djallit
Duket se ai ka përfituar nga miqësia që ka me ish-administratorin e “Djallit”, Adriano Galiani.
Fundja, vetë presidenti i madrilenëve, i ka ofruar një vend pune Galianit në klubin e tij.
Dhe ndoshta kjo është “kontrata” e tyre e parë.
Sipas “Dagospias”, vetë Adriano Galiani e ka pranuar me kënaqësi paktin me Perezin për të dërguar Donarumën te Reali i Madridit.
Edhe si formë hakmarrjeje që pronar- ët e rinj kinezë nuk besuan te ai dhe nuk i ofruan një post në strukturën e re të klubit.
10.12.2017