Një galeri në Paris, për herë të parë ka hapur dyert e saj për nudistët. 161 vizitorë që vlerësojnë artin kanë hyrë nudo në të.
Një muze arti bashkëkohor i quajtur “Palais de Tokio” mbajti eventin të shtunën.
Pasi lanë rrobat e tyre në garderobë, vizitorët shikuan të zhveshur ekspozitën përpara se galeria të hapte dyert e saj për të dashuruarit pas artit, të cilët duan të qëndrojnë të veshur.
Galeria e Parisit plot me njerëz nudo. Për herë të parë hapen dyert për nudistët.
Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun Bois de Vincennes.
“Mentaliteti po ndryshon,”-tha Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit.
“Nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese.”
“Atmosfera ishte shumë e bukur,”-tha një mashkull nudist, duke shtuar: “Ju i përjetoni veprat ndryshe. “

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
06.04.2018