Mbretëresha e popit, Madonna, së cilës albumet dhe biletat e koncerteve po i shiten gjithnjë e më dobët, u përpoq që të rikthente lavdinë e saj të dikurshme duke u shoqëruar me Lady Gagan. Megjithatë, këngëtarja e cila është aktualisht në kulmin e popullaritetit, ka refuzuar kërkesën e saj.
Madonna, në koncertin e Minnesotës, iu ankua fansave se Gaga ka refuzuar të performojë me të. Arsyeja, me sa duket, qëndron në faktin se kohë më parë Madonna e quajti Gagën kopje të saj.
“Kam ftuar Lady Gagan që të këndoj me mua, por ajo refuzoi. Kjo është në rregull, më kanë refuzuar edhe më parë, këto gjëra vetëm më ndihmojnë që karakteri im të jetë edhe më i fortë,” tha Madonna
14.11.2012
Burimi: Zeri Sot