Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, me shumë mundësi do të luajë në ‘Serinë A’ gjatë vitit që po vjen.
Futbollisti i talentuar aktivizohet në kampionatin rumun. Ai ka përfunduar në radarin e Sampdorias.
Interesimet në ‘Serinë A’ për të kanë qenë të shumta.
22-vjeçari ka dhuruar performancë të shkëlqyer në Rumani me skaudrën Politehnica Iasi. Sampdoria duket se ka ofertë më konkrete. Skuadra është gati të japë 1 milionë euro për mesfushorin i cili debutoi më kombëtaren shqiptare në miqësoren kundër Turqisë.
17.01.2018