Një histori tepër e rrallë është duke bërë bujë në mediat sportive. Bëhet fjalë për futbollistin e Islandës Birkir Mar Saevarson, i cili punon në një fabrikë të paketimit të kripës në kryeqytetin Rekjavik. Ai luan për klubin gjysmë-profesional, Valur, në vendin e tij të lindjes. I pyetur nga se pse ai punon punë tjetër përveç futbollit, 33 vjeçari tha se nuk është dembel.
Futbollisti që punon në fabrikë kripe, mori leje për të luajtur në Botëror …
Fansat kanë dëgjuar shumë histori për trajnerin e Islandës, Heimir Hallgrimsson, i cili është dentist me profesion dhe ka deklaruar se gjithmonë do të ushtrojë këtë profesion. Por vëmendjen e ka marrë Saevarsson, i cili ka një punë normale. Ai punon në një fabrikë të paketimit të kripës, në kryeqytetin e Islandës dhe luan për klubin gjysmë-profesional, Valur, në vendin e tij të lindjes.

“Unë nuk mund të ulem gjatë gjithë ditës dhe të mos bëj asgjë. Është e mërzitshme dhe kthehesh në një dembel. Nuk dëshiroja të kthehesha në dembel para Kampionatin Botëror”, deklaroi mbrojtësi i Islandës”.
Megjithëse luan për vendin e tij, madje ka luajtur çdo minutë me Islandën në Euro 2016, ku shkuan deri në çerekfinale, atij i është dashur të marrë pushim në fabrikë që të udhëtojë për në Rusi. Ai ka marrë pushim një muaj në fabrikën e paketimit të kripës.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
19.06.2018