Nga mediat italiane raportohet se futbollistët e Milanit kanë anuluar festën e Krishtlidjeve pas humbjes 3-0 ndaj Veronës të dielën.
Futbollistët, trajnerët dhe drejtorët duhet të hanin darkë së bashku gjatë mbrëmjes së hënë.
Sipas ‘Sky sport Italia’
Por, për shkak të kohës së vështirë që po kalon klubi kuqezi, “Sky” pretendon se mbrëmja festive është anuluar. Ky duket si një ndëshkim për kuqezinjtë, të cilët po zhgënjejnë drejtuesit dhe tifozët me rezultatet e dobëta.
Ndeshja e radhës për të besuarit e Gennaro Gattusos do të jetë të shtunën, ndaj një kundërshtari të fortë si Atalanta.
www.lajm-shqip.com