Kosova solli ndihma për blektori, pa e ditur se do krijonte sherr mes banorësh.
Ndihmat për përmbytjet krijojnë sherr dhe akuza mes banorëve në Levan.
Shumë të përmbytur ankohen për mënyrën abuzive të ndarjes së ndihmava. Për Xhelo Hoxhën, kryeadministratorin e kësaj njësie thonë se ndihmat po ua jep të “fortëve” të Levanit. Bëhet fjalë në këtë raportim të Lajm-Shqip për ndihmat e ardhura nga Kosova kryesisht bazë ushqimore për blegtorinë, e cila ndodhet ne “karantinë” për shkak të përmbytjes. Janë shumë banorë që shprehin pakënaqësinë ndaj këtij administratori, i cili rezulton i dënuar me burg. Realisht Hoxha ka qënë në këtë njësi kryetar komune, tashmë administrator i emëruar nga kreu i ri i bashkisë Armando Subashi pas zgjedhjeve të qershorit. Ai është dënuar me burg për parregullsi në dhënien e tokave dhe në hapsirën territoriale të ish komunës. Dënimi është në proces në shkallë të tjera gjyqësore pas ankimimit të paleve.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj