Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Lajme me te fundit»Fushata me kaseta në TV
Fushata me kaseta në TV

Fushata me kaseta në TV

8 vite më parë Komento


fushata lajm shqipjpgFushata me kaseta në TV – Të gjithë shikuesit e vëmendshëm dhe ata më pak të tillë, kanë vënë re pamje të njëjta dhe të njëjtat mesazhe partiake, me zë dhe figurë, në të gjitha ekranet televizive. 

Synimi i partive për t’iu paraqitur shqiptarëve atë që ata duan, duke u hequr të drejtën e informimit prej këndvështrimeve të ndryshme përmes medias, tani është ligjëruar edhe me vendimin e dy ditëve më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas vendimit, mediat audiovizive duhet të transmetojnë atë material filmik që partitë iu vënë në dispozicion, pa u lënë minimalisht të drejtën të refuzojnë qoftë edhe formalisht materialet e përpunuara.

Diktati i politikës ndaj medias, për Unionin e Gazetarëve dhe pedagogët më në zë të gazetarisë, vendimi i KQZ-së përkthehet vetëm si çensurë.

“Ky vendim tregon se reporterët nuk do të kenë mundësi për të raportuar të pavarur, por do të bëhet një pasqyrim i selektuar i fushatës”, deklaron kreu i UG, Aleksandër Çipa.

“Ky vendim është i dëmshëm sepse qytetarët janë të interesuar të informohen nga mediat. KQZ ndoshta nuk mund ta ndalojë këtë, por nuk duhet ta legjitimojë”, thotë pedagogu Mark Marku.

“Me këtë formë të diktuar nga KQZ, televizionet nuk janë më media por videoteka. Nuk ka as objektivitet e as paanshmëri, por vetëm cënim të medias”, vlerëson më tej pedagogia Iris Luarasi.

Por jo vetëm median dhe pavarësinë e saj. Vendimi i KQZ-së cënon rëndë të gjithë, përfshirë edhe vetë politikën që instaloi këtë fenomen. “Mbi të gjitha humbasin mediat dhe cënohet raporti i besueshmërisë media-qytetar”, vlerëson më tej Çipa. “Vendimi dëmton median dhe publikun”, shprehet në të njëjtën linjë Marku.

“Më e humbur është audienca, pavarësia e medias është kthyer prapa dhe politika është dëmtuar. Partitë dalin në fushatë për rivalitet dhe jo për të treguar se kush është më i bukur”, thekson nga ana tjetër Luarasi.

Vendimi që prek të gjitha këto segmente, bie ndesh edhe me vetë ligjin. Pas një beteje të gjatë, ku televizioni Top Channel ishte ndër ekranet që e kundërshtoi më fort në fushatën zgjedhore të 2011-ës fenomenin e ashtuquajtur të kasetave të gatshme, Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë televizioneve të refuzojnë materialet filmike të vëna në dispozicion nga partitë.

Por ky vendim i dy vjetëve më parë u zhbë nga vendimi i KQZ-së dy ditë më parë. “Kasetat kanë qenë të refuzuara, por sot ky realitet është përkeqësuar dhe kërkohet të bëhet imponim”, thekson Çipa. “Është një regres pasi fushata do transmetohet siç iu intereson atyre”, vijon Marku.

Nisur nga ekperienca e hidhur e zgjedhjeve të vitit 2011, Top Channel iu drejtua që në 29 mars partive me një letër zyrtare ku kërkonte lajmërimin për aktivitetet e tyre dhe gatishmërinë për t’i mbuluar me resurset e veta këto aktivitete, kërkesë që nuk ka gjetur përgjigje ende sot.

Vendimi për të transmetuar të njëjtat pamje prek edhe konkurrencën mes mediave, duke i bërë ato të barabarta në mënyrë të padrejtë, por edhe duke iu imponuar materiale filmike teknikisht shumë më të dobëta.

E ndërsa Unioni i Gazetarëve iu ka kërkuar të gjitha mediave që të bashkohen dhe të protestojnë në ekranet e tyre ndaj këtij fenomeni, mbetet për t’u parë shkalla e solidarizimit të atij që quhet pushteti i katërt.

“Duhet padiskutim nga pikëpamja mediatike pasi është e turpshmë që në vitin 2013 media të transmetojë atë që duan politikanët, që mund të mos ketë cilësi dhe interes”, shton më tej Luarasi.

Kasetat, KE shqyrton vendimin e KQZ

Ndërkohë që Komisioni Evropian po shqyrton detajet e përputhjes së vendimit të KQZ-së me standartet dhe parimet e medias së lirë, TCH risjell në vëmendje vlerësimin e bërë nga vetë KE, në raport-progresin e vitit 2011, për ato media që nuk respektuan të njëjtim “detyrim ligjor” gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të majit.

“Mediat ofruan mbulim të gjerë të zgjedhjeve lokale të majit 2011 dhe disa kompani ndërmorrën një hap drejt rritjes së pavarësisë, duke mos transmetuar kasetat e gatshme të ofruara nga partitë politike”, thuhet në raport-progresin e dy viteve më parë.

Bordi i Monitorimit të Medias kundër KQZ-së

Ndërkohë, 3 anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias, Adrian Thano, Dardan Malaj dhe Andi Kananaj e konsiderojnë si surprizues lajmin për vendimin e KQZ-së lidhur me “Pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio-Televizionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet garuese në 23 qershor”.

Në një deklaratë të tyre, ata thonë se: “është një vendim që lidhet drejtpërdrejtë me punën dhe aktivitetin e Bordit të Monitorimit të Medias, ndaj do të ishte e drejtë që të kërkohej edhe mendimi i shtatë anëtarëve të Bordit përpara kalimit të aktit në mbledhjen e KQZ dhe hyrjes së tij në fuqi”.

“Gjithashtu, vendimi cënon rëndë lirinë dhe pavarësinë e medias, duke i kthyer gazetarët de fakto në telespektatorë të një shoë të përgatitur, montuar dhe kuruar nga vetë partitë politike”.

Bordi gjithashtu refuzon të bëjë vlerësimin teknik të materialeve filmike të vetë partive, që vendimi i KQZ-së i ka ngarkuar atij, pasi nuk i disponon kapacitetet për të bërë këtë përcaktim.

Sipas tre anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias, materialet që subjektet politike mund t’i dërgojnë operatorëve radiotelevizivë mund të jenë plotësuese në realizimin e pasqyrimit të aktiviteteve, por jo detyruese.

 

06.06.2013

Burimi

balkan web balkan web index balkanweb ballkanweb.com bota sot gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta koha jone shendetesi gazeta lajm gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta sot gazeta standart gazeta tema gazeta zeri i popullit gazetashekulli gazetasot gazetatema ilir meta lajm s hqip koha jone kosova sot lajm lajm shqip lajme lajme nga shqiperia lajme online shqip lajme shqip lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetshqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmi ifundit lajmi shqip sali berisha lajm-shqip shqip universiteti i tiranes www.living.al 8 vite më parë
admin
Etiketime balkan web balkan web index balkanweb ballkanweb.com bota sot gazeta ballkan gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta koha jone shendetesi gazeta lajm gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta sot gazeta standart gazeta tema gazeta zeri i popullit gazetashekulli gazetasot gazetatema ilir meta lajm s hqip koha jone kosova sot lajm lajm shqip lajme lajme nga shqiperia lajme online shqip lajme shqip lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet e fundit shqip lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetshqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmi ifundit lajmi shqip sali berisha lajm-shqip shqip universiteti i tiranes www.living.al
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Topalli, tender për ashensorin e VIP-ve…

Pasardhëse

Ja se si i blen Partia…

Të Ngjashme

Arben Velo ende në krye të Prefekturës Fier, larg krisjes politike

Arben Velo ende në krye të Prefekturës Fier, larg krisjes politike

admin 4 vite më parë

Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU:…

admin 9 vite më parë

Doda: Aleancën e grave deputete, rol…

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com