Fushata për pastrimin dhe mbajtjen pastër të lumenjve dhe grykëderdhjeve të tyre ka filluar nga një grup aktivistësh prej disa muajsh.
“Lumenjtë nuk mund të jenë kosha mbeturinash, t’i mbajmë pastër dhe respektojmë natyrën”, është motoja e tyre.
Ata kanë vizituar nga afër dhe ndërmarrë aksione për pastrimin e grykëderdhjes se Ishëmit, Bunës, Semanit, Lumit të Tiranës. E së fundmi edhe plazhin e Zvërnecit.
Fushata për pastrimin dhe mbajtjen pastër të lumenjve dhe grykëderdhjeve të tyre
Nivelet e ndotjes në grykëderdhjet e lumenjve dhe plazhet shqiptare, janë alarmante dhe dëmtojnë zhvillimin e turizmit, një nga ekonomitë kryesore të vendit tonë.
Shqipëria renditet në një nga vendet me kulturën dhe informimimin më të ulët mjedisor, duke lënë pasoja katastrofike në mjedisin shqiptar.
Paaftësia dhe mosshtrëngimi i shumë komunave për menaxhimin e mbeturinave, ndërgjegja e ulët qytetare kanë bërë që mbetjet të hidhen buzë lumenjve, përrenjve, për ti hequr nga vetja, duke dëmtuar botën nënujore, plazhet dhe lumenjtë tanë.
Mesazhi i këtyre të rinjve në këto ditë të ftohta dimri është pikërisht ky:
“Nëse deti kujdeset për ne duke ushqyer qindra familje përmes turizmit, por ne ç’bëjmë për detin?”
Mbeturinat e Shqipërisë që përfundojnë në det jo rrallë herë janë bërë çështje e gjyqeve ndërkombtare.
Çështje, të cilat e kanë penalizuar Shqipërinë, për ndotjen e plazheve të Kroacisë, (portit të Dubrovnikut dhe me rradhë)
Ndonëse Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka theksuar disa herë se do të shtrëngohen masat për kundravajtësit dhe ndotësit, ende asnjë gjobë nuk është vendosur për komunat apo dhe për vetë qytetarët e papërgjegjshëm.
Ecovolis njihet si një grup tejet aktiv në ceshtjen e bicikletave, mbjelljen e pemeve dhe pastrimin e plazheve.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti