Astronautja amerikane, Sunita Williams, dhe ajo japoneze Akihido Hoshide e kanë shpëtuar stacionin hapësinor të vlefshëm 100 miliardë dollarë me ndihmën e një furçe të dhëmbëve, që kushton vetëm 3 dollarë, njoftojnë mediumet më të mëdha botërore. Problemet kishin filluar javën e kaluar, kur astonautet u përpoqën të ndërronin njësinë e prishur elektrike që furnizon stacionin hapësinor me energji nga panelet diellore. Në stacion ekzistojnë katër njësi të tilla, kurse secila peshon 100 kg, dhe nëse vetëm njëra nga to nuk punon vështirësohet dukshëm furnizimi me energji.
Pas disa përpjekjeve jashtë stacionit hapësinor, me ç’rast i kaluan nga tetë orë, rezultatet në riparim nuk ishin të kënaqshme.
Duke e parë se nuk do të arrijnë larg me metodat e sugjeruara, ekipi i astronautëve bashkë me kolegët e tyre në Tokë gjetën zgjidhje që dha rezultat. Ata përforcuan furçën e thjeshtë për larjen e dhëmbëve për një shufër metalik dhe asisoj ia dolën të pastrojnë vidat, gjë që mundësoi riparimin e panelit diellor.
Pas plot katër orësh të pastrimit intensiv me furçë të dhëmbësve, vidat ishin plotësisht të pastra dhe astronautet e përforcuan me sukses njësinë për prodhimin e energjisë elektrike.
07.09.2012
Burimi: Koha.net