Vaji i kokosit është i mirë për çdo gjë për flokët, plagët, lëkurën, për të gatuar, por a funksionon vërtetë vaji i kokosit për të shëruar aknet?
Dermatologët thonë se vaji i kokosit nuk është studiuar specifikisht për efektin që ka te aknet, por në përmbajtjen e tij ka elementë të cilët janë anti inflamatorë, anti mikrob dhe luftojnë shumë baktere.
Është shumë hidratues për të shëruar akneve, gjë që tregon që funksionon vërtetë.
Yndyra e vajit të kokosit e ushqen lëkurën dhe nuk krijon shenja kur përthahen aknet.
Por nga ana tjetër, aknet krijohen edhe për shkak të bllokimit të poreve gjë që çon në infeksion më pas. Vaji i kokosit njihet për vetinë që ka për të mbyllur poret.
Dermatologët kanë arritur në përfundimin që vaji i kokosit është shumë i mirë për lëkurën nëse përdoret si heqës grimi ose si pjesë e rutinës së pastrimit të fytyrës.
Pas kësaj, sigurohuni që të fshini me një pecetë tjetër yndyrën e mbetur në lëkurë.
Kështu ju merrni të gjitha përfitimet nga vaji i kokosit dhe nga ana tjetër nuk rrezikoni për një shpërthim të akneve nga bllokimi i poreve.
www.lajm-shqip.com