Fshati piktoresk i Voskopojës mbetet një nga destinacionet më te preferuara për turistët vendas dhe ata të huaj. Të rezervosh një fundjavë atje nuk duhet menduar dy herë. Çdo gjë që ofrohet është përtej imagjinatës. Ajri i freskët, klima, gjelbërimi, arkitektura si dhe gatimet tradicionale janë një mrekulli që i gjeni vetëm në Voskopojë. Qindra turistë janë turrur këtë fundjave në Voskopojë për te shijuar cdo bukuri të saj.
Ish kampi i puntorëve por jo vetëm mbizotërohet nga pushuesit e ardhur nga gjithë shqipëria të cilët jane mahnitur nga gjithcka. Ata shprehen se Voskopoja është e bekuar nga zoti për bukurinë që ka.
Ndërsa shërbimi dhe mikpritja janë një tjetër karakteristikë e kësaj zone.
Lakrori në saç, mishi në hell janë gatimet që zënë vëndin kryesor në tryezën voskopojare. Ndërsa mbretëresha e pijeve mbetet gjithmone vera apo rakia. Përvec gatimeve tradicionale Voskopoja mbetet një nga fshatrat më të bukur edhe përsa i përket natyrës. Monuementet e kulturës e bëjnë edhe më të dashur.
Rreth 14 kisha ndodhen në këtë fshat të cilat janë mijëra vjeçare. Çdo turist i viziton ato për karakteristikat dhe vlerat që mbartin. Ndryshe nga vitet e kaluara Voskopja pret një bum turistësh. Përveç bukurive natyrore edhe përmirësimi i infrastrukturës ka bërë që turistët të mendojnë si zgjedhje të vetme këtë fshat piktoresk.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj