“Beso” ishte demo e fundit që Dr. Flori kishte nisur ta punonte pak kohë para se të largohej nga jeta.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ishte një tekst shpirtëror i krijuar enkas dhe vetëm për Danielin e vogël, djalin e tij, por fundi i trishtë i këngëtarit e la në mes këngën ashtu si edhe disa këngë të tjera.
“Beso” ishte e para këngë pas ndarjes nga jeta të Florit. Si e tillë, është punuar nën një emocion të madh nga të gjithë.
Albani, vëllai i Florit, tha se kishte nisur nga puna që ta vinte në jetë sa më shpejt një këngë që Flori e kishte shumë të ndjerë dhe e kishte lënë përgjysmë.
Por nuk ishte aq e thjeshtë.
Jo vetëm për t’u bërë bashkë të gjithë elementët, por më shumë sepse mungonte ai që krijoi këngën.
Pjesës tjetër iu desh që të qepte “copat” dhe nën një presion të madh emocional të realizonte atë që Flori nuk e konkretizoi dot.
Nga ana tjetër e ekranit, edhe Albani, vëllai i Florit, kishte një mesazh për të dhënë për djemtë e WSF. Por edhe për projektin që as për të nuk ka qenë i thjeshtë: “Ishte kënga e fundit e Florit që mbeti. Nuk ishte fare e thjeshtë, sepse kisha një ngërç të madh emocional sa herë që punoja.
Më mori edhe shumë kohë, sepse e nisja dhe e mbyllja. Falë energjisë së çunave, këmbënguljes dhe premtimit për ta çuar deri në fund, arritëm ta konkretizojmë”, – tha Albani duke falënderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij projekti.
Edhe Blerina, bashkëshortja e Dr. Florit, Kaltrina dhe Danieli gjithashtu kanë falënderuar Landin dhe Mirin për këtë projekt shumë të rëndësishëm dhe domethënës për familjen e tyre.
www.lajm-shqip.com