Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Në fshatin Dukas, zi për Arielën dhe revoltë për pabesinë e familjes së Aldisonit…
Në fshatin Dukas, zi për Arielën dhe revoltë për pabesinë e familjes së Aldisonit...
Në fshatin Dukas, zi për Arielën dhe revoltë për pabesinë e familjes së Aldisonit...

Në fshatin Dukas, zi për Arielën dhe revoltë për pabesinë e familjes së Aldisonit…

4 vite më parë Komento

Në shtëpinë përdhese të Pandeli Muratit, në fshatin Dukas të Fierit, hyjnë e dalin njerëz për ngushëllim. Në ditën e tretë që ata kanë hapur dyert e mortit, dhimbja sa vjen e shtohet. Arsyeja, siç thonë ata, dhe me të drejtë: “Po na e vrasin vajzën për herë të dytë…”

Vetë familjarët e studentes 21-vjeçare ende nuk kanë folur rreth asaj që ka ndodhur.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Video/ Dëshmtari i ngjarjes tregon se si Ariela u përlesh me Aldisonin para se ta vriste
  • Mediat kosovare tregojnë emrin: Ky është porositësi i dyshuar i vrasjes së Ivanoviç…

Edhe pse ata, më mirë se kushdo tjetër, e dinë të vërtetën, kanë zgjedhur të heshtin. Të heshtin me kokën lart e me sytë e skuqur nga lotët, ata ndjehen krenarë për vajzën e tyre. Në nderim të jetës së saj, që u ndërpre para kohe, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por vetëm nga fiksimi i një të riu.

Pasi nuk ka asnjë arsye për të justifikuar vrasjen. Asnjë justifikim për të lehtësuar pozitat e autorit, të thëna këto qoftë edhe nga familjarët e tij. Ata kanë folur, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet. Mbase duke dashur të lehtësojnë pozitat e Aldison Belulajt, kanë thënë se ata ishin në një lidhje.

Deklaratë, që mohohet kategorikisht nga familja e vajzës. Madje, edhe nga miqtë e saj apo edhe banorët e fshatit.

Por, edhe pse kanë folur gjerësisht për një “dashuri” të refuzuar, siç shprehen ata, askush nga familja e djalit nuk doli publikisht, të dënonte veprimin e 23-vjeçarit.
Apo edhe t’i kërkonte falje familjes, kur s’ka mbetur më asgjë për t’u bërë. Ne e bëjmë.

Në bisedë me të afërmit e Arielës, u kërkojmë ndjesë, ndonëse kemi pasqyruar vetëm ato çfarë deklarojnë familjarët e Aldisonit, sërish jemi bërë shkak për të shtuar dhimbjen e tyre. Ata, me të drejtë, janë irrituar.
Ne i mirëkuptojmë për çdo fjalë të rëndë apo refuzim për të folur rreth asaj që ka ndodhur, shkruan opinion.al.

Për ata, çdo fjalë e thënë pa u menduar mirë, çdo interpretim i motivit të ngjarjes, është vërtet një vrasje e dytë.
Pandeli Murati, babai i Arielës, ka punuar gjithë jetën për t’u siguruar 2 vajzave të tij shkollimin, që ato e kishin me aq pasion.

Të dyja me rezultate të shkëlqyera dhe që kishin arritur me forcat e veta të fitonin të drejtën e studimit në Tiranë.

Sot, ai ka mbetur vetëm me vajzën e vogël. E shtrëngon fort në krahë dhe babë e bijë gjejnë ngushëllim te njëri-tjetri, për mungesën e padrejtë të vajzës e motrës.
Babai i Arielës na thotë se ende nuk ka ardhur momenti për të folur.

Në fshatin Dukas, zi për Arielën dhe revoltë për pabesinë e familjes së Aldisonit

Edhe pse, siç thotë ai, ka shumë për të thënë. Të tjerë pranë tij, të afërm të Arielës, përsërisin vazhdimisht se janë prerë në besë nga familja Belulaj.
“Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë.

Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë?

Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës. I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë.

Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë.

Për këtë arsye nuk bëmë denoncim”, shprehen të afërmit e Arielës.
“Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet.

Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë. Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo.

Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur”.
Kështu shprehen banorë e të afërm në fshatin Dukas të Fierit, ku banon familja e studentes 21-vjeçare, që u vra të dielën në Tiranë.

Megjithëse jetojnë në fshat, konceptim e dashurisë e njohin ashtu si edhe qytetarët e Tiranës. Dashuria nuk mund të fitohet me dhunë e kërcënime.

Këtë e dinë të gjithë, por, mesa duket, autori i krimit ende nuk e kishte mësuar.

www.lajm-shqip.com

25.01.2018

aldisoni Ariela fshati dukas revolte zi 4 vite më parë
Klajdi Thaci
Etiketime aldisoni Ariela fshati dukas revolte zi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Nuk do ta besoni se çfarë benefitesh ju sjell konsumimi i kafes çdo ditë

Pasardhëse

Ish-banorja e ‘Big Brother’ deklaron: Do të pozoja nudo nëse…

Të Ngjashme

Foto/ Ermali më i lumtur se kurrë pranë Amit dhe Sias…

Foto/ Ermali më i lumtur se kurrë pranë Amit dhe Sias…

Elda Bani 3 vite më parë
Zbulohet në një varr egjiptian, djathi më i vjetër në botë….

Zbulohet në një varr egjiptian, djathi më i vjetër në botë….

Elda Bani 3 vite më parë
‘Kam përjetuar vdekjen me sy’, këngëtarja shqiptare rrëfen…

‘Kam përjetuar vdekjen me sy’, këngëtarja shqiptare rrëfen…

Klajdi Thaci 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com