Fshati Plasë gjendet vetëm 20 km larg qytetit të Korçës.
Ai është braktisur nga të rinjtë dhe në fshat ka mbetur vetëm mosha e tretë.
Fshati Plasë, dikur një qenër ekonomike, sot i harruar në kohë.
Shkak për këtë është bërë papunësia e theksuar, çka ka detyruar të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit.
Ndonëse dikur njihej si fshati me fabrika të shumta, sot gjithçka është e shkretë.

Sapo hyn në qendër të tij, shikon burra të moshuar të cilët kalojnë një pjesë të kohës në një prej lokaleve të këtij fshati.
Ndërsa shumë rrallë shikon tek tuk ndonjë të ri.
E vetmja e ardhur për këtë zonë është emigrimi ndërsa tokat bujqësore kanë mbetur djerrë.
Përvec emigrimit, ndihma ekonomike është një tjetër e ardhur që mban gjallë familjet e mbetura në këtë fshat.
Për lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj