Pas video-kërcimit të parë mjaft sensual që , Klaudia Pepa postoi në rrjetet social me gërmen e parë të emrit të saj “K”, balerina vjen shpërthyese në një tjetër kërcim.
Klaudia Pepa me lëvizjet e saj sensuale, ka ndezur situatën tek publiku që e sheh atë.
Talenti i rrallë shqiptarë tashmë është duke vijuar karrierën e saj në Itali.
Ish-bashkëshortja e koreografit shqiptar Albi Nako, po thyen tabutë edhe në shtetin fqinj. Aty ku vite më parë kapi kupën e çmimit të dytë në programin e talenteve në kërcim, “Amici” . Program ky i drejtuar nga Maria de Filipi.
Edhe pse nuk mori kupën e fitores, Klaudia ishte e pëlqyera e publikut.
Ky projekt do të sjellë edhe video të tjera të veçanta të Klaudias, e cila pritet të na surprizojë në cdo gërmë të emrit të saj.
www.lajm-shqip.com