TIRANË – Biznesmeni Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e ish-shefit të Komisariatit numër 6, Dritan Lamaj, mohon se ka gisht në këtë vrasje.
Në një intervistë për televizionin ABC News nga qelia e burgut në Drejtorinë e Policisë në Selanik, Frroku pranon konfliktin me të ndjerin Lamaj, por mohon vrasjen e tij mbrëmjen e 24 shkurtit, duke treguar vendin e ndodhjes në atë moment.
Më tej i dyshuari pranon foton dhe drekën me drejtuesit e policisë, që sipas tij nuk ishte, takim i rastësishëm.
Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe rrëfen emrat të tjerë politikanësh me të cilët ka njohje. Ai tregon se në Greqi është arrestuar në Hotel dhe se nuk i janë gjetur drogë dhe armë.
28.02.2013
Burimi: Balkanweb