Frrok Çupi: Ja përse brenda muajt maj Bashës do t’i hiqet imuniteti… Brenda muajt maj, kryetarit të opozitës aktuale, Lulzim Basha, do t;i kërkohet imuniteti”….Kështu ka deklaruar gazetari Frrok Çupi, pa dhënë detaje të tjera.
Frrok Çupi: Ja përse brenda muajt maj Bashës do t’i hiqet imuniteti…

Deklaratën e çuditshme, Çupi e ka bërë në emisionin “360Gradë”. Ku po diskutohej rreth tre çështjeve të nxehta në vend, Tahirit, Xhafajt dhe Llallës. Ndërsa Çupi tha se : Mund të ndodhë që brenda majit, sipas informacioneve të mia, kryetarit të opozitës do t’i kërkohet dorëzimi i imunitetit”. Më pas Çupi renditi dhe arsyet se përse do të ndodhte kjo:
PD bëri sikur luftonte kundër lidershipit të PS (në pushtet), por në fakt u radhit në krah të tij. PD sulmoi ministrin Xhafaj, me gjithë synimin që të ‘mbulojë’ ish ministrin Tashiri. Që ditën kur të dy partitë e mëdha kuptuan se aleatët ndërkombëtarë po kërkonin burgosjen e Tahirit, liderë armiq u bënë bashkë për ta shpëtuar. Të dy partitë kryesore, PS në qeveri dhe PD në opozitë, kanë lënë ‘shtëpitë’ e tyre dhe po luftojnë në ‘oborr’. Njëkohësisht janë izoluar nga populli. Basha e shtoi dozën e denigrimit të kundërshtarëve brenda partisë.
Basha e shtoi dozën e denigrimit të kundërshtarëve brenda Partisë Demokratike
Ndërsa Çupi thotë se Basha, si zë kryesor në grup emërtoi deputetin Salinjani. Ky është një aktivist që humbi zgjedhjet në Rininë Demokratike.
Salinjani u përzgjodh nga kryetari si deputet në zgjedhjet e kaluara. Kohët e fundit ai është bërë ‘bozë’ për shkak të një skandali seksual brenda ‘familjes’ demokratike, që tashmë është publik. Për këtë, kush mund ta marrë seriozisht një ‘njoftim për luftë’ të shpallur nga Salinjani? Edhe në këtë rast, lideri i PD veproi në dobi të liderit të PS. Gjatë gjithë kohës, në marrëveshjen PD- PS, politika dhe pushteti mbahen jashtë sistemit. Pra me dy fjalë, Basha ka izoluar PD-në në atë ‘farë feje’, sa për ditë e më shumë po çon uji në mullirin e Ramës. Atëhere…çfarë i duhet ky ‘Lider-ship’ PD-së…?
Kështu e mbyll referencën e tij, analisti mediatik Frrok Çupi.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
16.05.2018