Sulm terroris në Francë: Një person futet mes studentëve me makinë
Të ngjashme mund të lexoni:
•NCA Londër… Trafikantët shqiptarë u lidhën me kartelet kolumbiane
•Shqiptari që ju bë atentati në Ekuador, në makinë me bashkëshorten dhe vajzën
Tre studentë janë në gjendje të rëndë në Francë pasi një person i ka sulmuar me makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Toulouse dhe tre studentët raportohen se janë me origjinë kineze, shkruan BBC.
Incidenti ndodhi jashtë një kolegji në periferi të Blagnac.
Mediat në shtetin francez cituan policinë të thoshte se incidenti ishte i qëllimshëm por shoferi nuk ishte në listën e sigurisë.
Burimi: Syri.net