Francë-Presidenti francez, Francois Hollande, ka firmosur ligjin për lejimin e martesave të seksit të njëjtë, duke e bërë Francën vendin e 14 që legalizon martesat gej.
Gazeta zyrtare e Francës publikoi këtë të shtunë lajmin se projektligji u bë ligj, pasi Këshilli Kushtetues dha miratimin të premten.
Projektligji, një premtim i dhënë gjatë fushatës nga Presidenti socialist, është kundërshtuar me ngulm në Francë, ku lejimi i martesave gej është një nga reformat më të mëdha shoqërore, pas heqjes së dënimit me vdekje në vitin 1981.
Kundërshtarët kanë organizuar demonstrata të mëdha dhe të dhunshme duke shprehur mendimin e tyre kundër projektligjit dhe mendohet se më 26 maj do të mbahet një tjetër protestë e madhe.
Martesa e parë ligjore gej do të organizohet në Montpelleir në jug të Francës më 29 maj.
Franca, një vend i dominuar prej katolikëve, ndjek 13 shtetet e tjera që përfshijnë Kanadanë, Danimarkën, Suedinë dhe shumë shpejt edhe Uruguain dhe Zelandën e Re, që do të lejojnë martesat mes çifteve të meshkujve gej dhe lesbikeve. NË SHBA, Uashington D.C dhe 12 shtete të tjera e kanë ligjëruar martesën e seksit të njëjtë.
Vendimi
Franca legalizon martesat gej, mes protestave të dhunshme, duke u bërë vendi i 14 pas Kanadasë, Danimarkës dhe Suedisë.
19.05.2013
Burimi: Gazeta Shqip