PARIS- Një palë këpucë delikate prej mëndafshi që i përkisnin mbretëreshës, Marie-Antoinette u shitën 62 460 euro gjatë një ankandi të zhvilluar sot në hotel ”Drouot” në Paris. Me masë 36 e gjysmë, këpucët, me ngjyrë të gjelbër alternuar me fjongo të kuqe, të zbukuruar nga përpara me një nyje të krijuar nga një fjongo mëndafshi, ishin vlerësuar 8 000 dhe 10 000 euro.
Këto këpucë iu dhuruan nga Alexandre-Bernard Ju-Des-Rets (1752-1837), njeriu që i shërbeu në Versajë gjatë viteve 1775.
Bashkëshortja e Luigjit XVI, lindur në Austri në vitin 1755 vdiq më 16 tetor në Paris. Një pjesë nga fustani i fundit i veshur nga mbretëresha para burgosjes, vlerësuar më parë 3 000 dhe 3 500 euro arriti të shitet me 6 121 euro.
Një gëzov i mbajtur nga mbretëresha, vlerësuar 2 000 në 2 500 euro, gjeti blerës për 6 870 euro. Shtëpia e ankandeve ”Coutau Bégarie” ka shpërndarë 350 kujtime historike që të sjellin ndërmend në mënyrë të veçantë mbretin Luigji XVI, Marie-Antoinetten dhe rrethin e tyre.
18.10.2012
Burimi: Balkanweb
Francë, këpucët e mbretëreshës shiten 62 460 euro
Francë, këpucët e mbretëreshës shiten 62 460 euro
Etiketime albanian news ankand balkanweb bota femra France gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al kepucet kepucet e mbretereshes kuriozitete lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmet sot lajmi i fundit lajmifundit.com lajmshqip mbreteresha Paris shitje