Akuza: Ka krahasuar lideren e partisë, Marine Le Pen me Hitlerin. Video-klipi është shfaqur gjatë koncertit në Paris
Fronti Kombëtar Francez, partia ekstremiste e së djathtës, do të çojë Madonna në gjyq.
Motivi? Mbretëresha e muzikës pop gjatë koncertit të saj në Paris, të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, ka shfaqur në një video lideren e partisë, Marine Le Pen, me një kryq të thyer në fytyrë. Sipas tyre Le Pen është krahasuar me Hitlerin.
Video-klipi, i shfaqur në një ekran gjigandë ka shërbyer si sfond për këngën “Nobody knows me”. Në video shfaqet fytyra e ‘material girl’ mes një sërë personazhesh të njohura si Papa Benedeti XVI dhe lideri egjiptian, Hosni Mubarak.
15 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip