Profil i kryebashkiakut që u arrestua sot: ja karriera e tij, Frank Frokaj, kryebashkiaku i Lezhës që u arrestua sot, ka marrë 4 herë mandatin si drejtues lokal nga zgjedhësit.
Zoti Frrokaj është një nga politikanët më veteranë në vend pasi ka qenë tre herë kryetar i komunës së Shënkollit.
Në vitin 2015 fitoi shumicën si kryetar i bashkisë, duke mundur koalicionin e madh PS-LSI.
Të cilët garuan me Viktor Tushën, ish-kryebashkiakun e qytetit të Lezhës në 2 mandate.
I diplomuar për inxhinieri mekanike, Fran Frrokaj, vazhdoi edhe juridikun si shumica e zyrtarëve të shtetit.
Në xhep ai ka edhe diplomën e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Edhe pse i diplomuar në inxhinieri mekanike në vitin 1994, Frrokaj nuk punoi në profilin e tij.
Ishte një nga civilët që u përfshinë në Policinë e Shtetit, si nismë e PD-së pas rrëzimit të komunizmit.
Ka punuar si shef i Policisë Rrugore në Policinë e Shkodrës nga viti 1995 deri në 1999-n.
Pas largimit nga policia punon në degën e Transportit Rrugor në Lezhë deri në vitin 2003.
Vit, kur Partia Demokratike e kandidoi në zgjedhjet vendore për të marrë komunën e Shënkollit.
Një njësi që përfshin bregdetin e Lezhës në jug të Shëngjinit deri në Patok.
Arrin të fitojë për tre mandate rresht, duke u kthyer në një fuqi elektorale.
Kryesisht tek popullsia me origjinë mirditore, e cila si pasojë e lëvizjeve të popullsisë ka arritur të jetë shumicë..
Si natyrë e qetë Fran Frroku nuk u përfshi asnjëherë në politikën e përplasjes politike verbale siç ndodh rëndom. Edhe pse me autoritet të padiskutueshëm në ambjentin politik të zonës së tij.
Ai kurrë nuk deshti të bëhet protagonizëm në rang kombëtar.
Ngjarja e sotme ka rënë si bombë për të djathtën e Lezhës, e kryesisht PD-në, e cila e ka kundërshtuar menjëherë.
OPozita ka deklaruar se prokuroria po zbaton urdhrat e ministrisë së Brendshme.
Kjo pasi dy javë më parë, Fatmir Xhafa, Ministri i brendshëm foli nga Lezha.
Ai tha se së shpejti do të ketë rezultate të hetimeve për aferën e pronave.
Megjithatë masa që ka marrë gjykata e Lezhës ndaj Fran Frrokajt ka qenë ekstreme: arrest me burg.
Pas 48 orësh kjo masë do të shqyrtohet në Apel, ku dhe pritet një rishqyrtim i kësaj mase.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata